Caktohet seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale

Aktuale

Caktohet seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:24
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi/ Foto ilustrim "Bota sot"

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo seancë që do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes do të mbahet më 4 shkurt, të premten e javës së ardhshme.

Kujtojmë se krerët e UÇK-së janë në pritje të një vendimi nga paneli i Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të tyre.

Kjo pasi që gjyqtari paraprak ua kishte refuzuar lirimin atyre për të disatën herë, pavarësisht garancës nga Policia e Kosovës, si dhe në rastin e Thaçit, garancë nga shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat