Zemaj: Ministria e Financave duhet të mbështesë atë të Shëndetësisë, por dikush nuk po vepron

Aktuale

Zemaj: Ministria e Financave duhet të mbështesë atë të Shëndetësisë, por dikush nuk po vepron

Më: 27 janar 2022 Në ora: 18:23
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, vlerëson se debati mbi pandeminë COVID-19 është ndër debatet e rralla që bën bashkë deputetët.

“Po duket që pandemia po na bashkon ose energjia pasi janë tema të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit publik dhe gjithë neve pa përjashtim. Por, kur flasim publikisht sigurisht që duhet të bazohemi edhe në atë se çka e themi”.

Ish-ministri i Shëndetësisë gjatë fjalës së tij në seancën që është duke vazhduar vlerëson se Ministria e Financave duhet të mbështesë atë të Shëndetësisë, por dikush nuk po vepron.

“Zotëri ministri i Financave domosdoshmërisht duhet mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë pasi gjithë kohën po flasim për mosveprime dhe mosndërmarrje të masave të cilat e parandalojnë edhe virusin, por, edhe shkaktojnë dëme anësore shëndetësore në mungesë të këtyre mosveprimeve. Sot raportohet që nuk ka citostatik në Onkologji, do të thotë që ju mund të dërgoni buxhet. Por, dikush nuk po vepron dhe për këtë arsye ne po kërkojmë përgjegjësi” tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat