“Gruaja iku nga shtëpia dhe punoi në klube të natës”, si erdhi deri te vrasja e dy djemëve të familjes Puka në Junik

Aktuale

“Gruaja iku nga shtëpia dhe punoi në klube të natës”, si erdhi deri te vrasja e dy djemëve të familjes Puka në Junik

Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:26
Babai e motra e të ndjerit Vllaznim Pukës, thonë se edhe pse i dyshuari u arrestua vonë, ndihen të lehtësuar.

Më 2012 dyshohet se Bujar Demaj vrau dy djemtë e familjes Puka. Pas 10 vitesh ai arrestohet në Belgjikë. Familjarët e viktimave tregojnë ngjarjen.

Lulet janë vjetërsuar afër përmendores përkujtuese për dy djemtë të vrarë në Junik.

Por kjo s’është shenja e vetme që tregon kohën e gjatë që kaloi që nga ngjarja e trishtë e vitit 2012, që ndodhi në këtë rrugë.

Për familjen Puka, që humbi të bijtë Vllaznimin e Blerimin nga konflikti me një familje nga Shqipëria, koha po ecën ngadalë derisa vrasësit ta marrin dënimin e merituar.

E si duket 10 vite do të kalonin, derisa Bujar Demaj, që dyshohet se kreu këtë vepër, të arrestohej.

Nipi i të ndjerit Blerimit, tregon se lajmi për arrestimin e të dyshuarit, po ia jep një ndjenjë lirie edhe pse ishin të pajtuar me familjen Demaj.

Për familjen e tij, humbja e dy anëtarëve mbetet ngjarja më e hidhur në jetë.

Në anën tjetër, babai e motra e të ndjerit Vllaznim Pukës, thonë se edhe pse i dyshuari u arrestua vonë, ndihen të lehtësuar.

E se si lindi konflikti midis familjeve, tregon e motra.

“Kanë qenë një vit të martuar, pastaj motra e tyre ka ikë prej shtëpisë tonë, me një person të njohur ose të panjohur për ne dhe ka punuar në klube të natës. Ata kanë instituar pas 6-7 muajve prapë me ia kthy vëllait tim, me e pasë gru përsëri”, tha ajo.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se personi i dyshuar për vrasjen, është ekstraduar në Kosovë.

Bujar Demajt i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

Familjes Puka dhe Demaj u pajtuan tre vite pas kësaj ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat