Krasniqi: PDK nuk do të bëjë opozitë me gaz lotsjellës e molotovë

Aktuale

Krasniqi: PDK nuk do të bëjë opozitë me gaz lotsjellës e molotovë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:26
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se partia që udhëheq është duke e ndryshuar paradigmën e opozitarizmit në vend.

Krasniqi tha se nuk duhet të pritet që opozita e sotme të sillet si Lëvizja Vetëvendosje me gaz lotsjellës e molotovë.

“Unë e di që do ta keni të vështirë të gjithë edhe ju analistet edhe qytetarët edhe votuesit për një periudhë të caktuar për ta kuptuar që ne jemi duke e ndryshuar paradigmën e opozitarizmit në Kosovë, sepse në momentin kur ju thoni opozita është e butë, ju po pritini që ne kemi me kap molotovë edhe gaz lotsjellës edhe me bë protesta si Vetëvendosje” tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se modeli opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka dëmtuar vendin dhe se ky model nuk do të ndiqet nga Partia Demokratike.

“Unë po kuptoj që në ndër dijen e juaj ju po prisni një agresion prej opozitës, sepse kështu jeni mësuar ta shihni opozitën në Kosovë. Për fat të keq modeli i vetëm opozitar që ka ekzistuar në Kosovë në dhjetëvjetëshin e fundit është modeli i Vetëvendosjes, që ka qenë modeli me i dëmshëm në vendin tonë, një model i agresivitetit, një model i destruktivitetit, një model nihilist në esencë që ka kundërshtuar gjithçka për hir të kundërshtimit” tha Krasniqi

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat