Bislimi refuzon të përgjigjet nëse Qeveria do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Aktuale

Bislimi refuzon të përgjigjet nëse Qeveria do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 00:16
Besnik Bislimi

Ndonëse, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, disa herë ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë, kaq i bindur nuk është numri dy i ekzekutivit.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Kurti, Besnik Bislimi, ka refuzuar që të tregojë qëndrimin e tij dhe të Qeverisë për këtë çështje, duke thënë se ende nuk ka asnjë vendim.

“Derisa nuk ka vendim, unë nuk dua ta bëj publike atë çka mendon ekzekutivit.

Unë e kam mendimin tim, por mendimin e them në mbledhjen e Qeverisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat