Kjo është pasuria e Hykmete Bajramit

Aktuale

Kjo është pasuria e Hykmete Bajramit

Nga: H.O. Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:45
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami duke qenë deputete në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se posedon shtëpi, banesë dhe truall të gjitha në vlerën mbi 364 mijë euro.

Poashtu ajo ka deklaruar dy vetura në pronësi të bashkëshortit të saj, njërën në vlerën 13 mijë dhe tjerën 11 mijë euro.

Derisa të kursyera mban vetëm 700 euro, Bajrami ka deklaruar se ka borxhe-kredi në vlerën 80 mijë euro për blerje të banesës dhe veturës.

Të hyrat vjetore të saj dhe bashkëshortit, që mbajnë nga dy punë secili, poashtu duke përfshirë edhe qiratë e honoraret kapin vlerën mbi 68 mijë euro.

Pasuria në total arrin mbi 457 mijë euro, rreth gjysëm milioni./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat