Hoti: Duhet të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon tri vaksina për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Hoti: Duhet të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon tri vaksina për të hyrë në Kosovë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:14
Avdullah Hoti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë që në Kosovë të mos lejohet hyrja e personave që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë.

Hoti tha që është shqetësuese mungesa e koordinimit të Qeverisë në marrjen e vendimeve te tilla me këto vende.

“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Lëvizjet ditore nga Presheva në Gjilan, apo nga Kukësi në Prizren, janë sikur lëvizjet nga Prizreni në Gjakovë apo nga Gjilani në Ferizaj. Prandaj, çdo vendim që merret duhet parë si ndikon në jetën e qytetarëve andej kufirit, sepse e kemi obligim shtetëror.

Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës. KY VENDIM DUHET TË NDRYSHOHET MENJËHERË”, ka shkruar ai

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat