Sali Berisha: Albin Kurti le të vijë të më sfidojë edhe mua në Shqipëri

Aktuale

Sali Berisha: Albin Kurti le të vijë të më sfidojë edhe mua në Shqipëri

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:27
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur i gatshëm që të sfidohet nga Albin Kurti në zgjedhjet në Shqipëri.

Ai tha se pjesëmarrja e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri është normale.

“Albin Kurti ka bërë shumë mirë që e ka krijuar partinë në Shqipëri, shumë herë e kam menduar të krijoj edhe unë në Kosovë por nuk po e krijoj, janë gjërat normale”, tha Berisha.

“Ajo parti i mbron të njëjtat ide. Të vij të më sfidoj edhe mua nuk kam kundërshtim”, shtoi Berisha.

“Dy shtete u bëmë jo se donim ne por na detyruan të tjerët, ne respektojmë ligjet ndërkombëtare. Ne nuk mund të jemi kurrë si dy fqinj të zakonshëm, ne jemi një komb”, tha ndër të tjerash ish-kryeministri shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat