Melihate Tërmkolli i reagon Besnik Bislimit: Po i kërkon ‘besë’ Serbisë

Aktuale

Melihate Tërmkolli i reagon Besnik Bislimit: Po i kërkon ‘besë’ Serbisë

Nga: N. Sh. Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:35
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i ka reaguar zëvendëskryeminsitrit të Kosovës, Bisnik Bislimit.

Përmes një postimi në facebook, Tërmkolli i ka reaguar Bislimit pas deklaratës së tij ku tha se po bisedojnë me Serbinë për mossulmiin e njëra tjetrës.

E kjo sipas Tërmollit po i bjen që Besniku po kërkon “besë” nga Serbia.

Ajo thotë se Kosova nuk ka pasur qeveri të kotë asnjëherë.

Reagimi i plotë:

Në cilin shekull është Besnik Bislimi, Kryenegociatori i Kosovës me Serbinë?!. Po bisedon me Serbinë për “mossulmim”!. Përveç si koncept “arkivash”, kjo po i bjen edhe që Besniku me kërku “besë” nga Serbia!

Qeveri më të kotë, Kosova nuk ka pasë asnjëherë. Ka pasë edhe më të “keqe”, por kaq amorfe, kaq të padijshme, kaq të paaftë, jo!

Kështu siç po shkojnë në bisedime, është shumë më dëmshëm se që ishte nga 2011-ta. Përsëri me tema të veçanta, nga fillimi, pa kund një fund. Në vend se sot të kishin një projekt për marrëveshje finale, për zgjidhje finale të problemeve me Serbinë.

Poshtë e më poshtë po bie ky vend!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat