​Reçica takon deputeten dhe senatoren zvicerane, i fton ta vizitojnë Kosovën

Aktuale

​Reçica takon deputeten dhe senatoren zvicerane, i fton ta vizitojnë Kosovën

Më: 28 janar 2022 Në ora: 19:18
Elmi Reçica në Zvicër

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në vazhdën e takimeve të tij në Zvicër, sot ka takuar deputeten e Parlamentit Konfederal të Zvicrës, Elisabeth Schneider nga Partia Kristian Popullore - anëtare e Komisionit për Punë dhe Jashtme dhe mike e dëshmuar e Kosovës, si dhe senatoren Andrea Gmür-Schoenenberger nga Partia Kristian Popullore.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka theksuar se gjatë këtyre takimeve kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për rolin e PDK-së si lidere e opozitës në Kosovë.

"Biseduam për rolin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, për integrimin e tyre në të gjitha institucionet e shtetit, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të talentëve tanë në sport, kulturë, muzikë, arsim dhe shkencë.

Po ashtu, gjatë këtyre takimeve, deputetes Schneider dhe senatores Gmür-Schoenenberger me kënaqësinë më të madhe u bëra ftesë që ta vizitojnë Kosovën", ka shkruar Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat