Ambasada amerikane publikon një deklaratë të fuqishme të Hovenierit

Aktuale

Ambasada amerikane publikon një deklaratë të fuqishme të Hovenierit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 19:27
Jeff Hovenier

Ambasada Amerikane në Kosovë në një postim në Twitter ka publikuar deklaratën që ambasadori Jeff Hovenier e ka thënë për punën që Kosova që ka bërë që nga shpallja e pavarësisë.

Hovenier ka thënë se në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, por ka ende shumë për tu bërë.

“Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme.

Mendoj se është mrekulli. Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara”, citohet të ketë thënë Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat