Mbi 31 mijë raste aktive me COVID-19

Aktuale

Mbi 31 mijë raste aktive me COVID-19

Më: 29 janar 2022 Në ora: 08:50
Ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë 31 mijë 21 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Prishtina ka më së shumti raste.

Aktualisht në kryeqytet janë 9 mijë e 408 raste aktive me COVID-19, Peja me 2 mijë e 522 raste, Gjilani me 2 mijë 68 raste, Prizreni me 2 mijë e 30 raste.

IKShPK në raportin e fundit njoftoi për 4 raste të vdekjes dhe 3 mijë e 617 raste të reja me COVID-19. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat