Haki Abazi reagon për protestën e PSD-së, ja çka thotë për propagandën ruse në trojet shqiptare

Aktuale

Haki Abazi reagon për protestën e PSD-së, ja çka thotë për propagandën ruse në trojet shqiptare

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:24
Haki Abazi

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është deklaruar rreth protestës së sotme që do ta mbajë Partia Socialdemokrate (PSD), kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Këtë protestë Abazi e ka lidhur me krizën energjetike që sipas tij po shkaktohet nga Rusia me qëllim që kjo e fundit t’i arrijë qëllimet e saja.

“D.M.TH qëllimi Rus vazhdon të jetë që nëse nuk mundet të arrijë qëllimet me ndërhyrje në sistemin zgjedhor dhe formave konvencionale të përcaktojë fituesin në zgjedhje, atëherë e bënë duke destabilizuar shtetet politikisht nëpërmjet rritjes së çmimit të energjisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Haki Abazi ka shtuar se protesta e sotme është rënie në “kurth” që sipas tij është ndërtuar me që të destabilizohet Evropa dhe bota demokratike.

“Protesta është e drejtë demokratike qytetare, por të kuptuarit e rrënjës së problemit për të cilin protestohet poashtu është e drejtë qytetare, që duhet të na udhëheqë në rrugën e kohezionit dhe veprimeve që janë të mençura dhe të duhura. Më së paku na duhet të biejmë në “kurthat” që janë ndërtuar për qëllime të palëve që synim e kanë destabilizimin e Evropës dhe botës demokratike”, shtoi ai.

Krejt në fund ai ka shkruar se trazirat u duhen vetëm atyre që dështuan ta ndajnë Kosovën dhe ta përmbysin vullnetin e qytetarëve

“Kjo gjë duhet shikuar edhe nga prizmi i njerëzve që u konsideruan si shpërndarës të propagandës Ruse në trojet shqiptare. Sot, trazirat ju duhen atyre që dështuan ta ndajnë Kosovën dhe që tentuan ta përmbysin vullnetin demokratik të qytetarëve.”

“Energjia jonë e përbashkët njerëzore duhet orientuar drejt arritjes së zgjidhjeve adekuate, të qëndrueshme, të gjelbëra dhe brenda kornizave të Bashkimit Evropian. Energjia elektrike dhe energjetika si sektor është domen i interesit nacional dhe asesi instrument politik për vota e aq më pak duhe të jetë karrem për destabilizim”, përfundon postimi i Haki Abazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat