Agim Veliu e “sulmoi”, Lumiri e zgjedh këtë person kryetar të ri të LDK-së në Podujevë

Aktuale

Agim Veliu e “sulmoi”, Lumiri e zgjedh këtë person kryetar të ri të LDK-së në Podujevë

Nga: A.M. Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:43
Dr. Ekrem Hyseni

Është duke u mbajtur Kuvendit i Lidhjes Demokratike në Podujevë.

Siç mëson “Bota sot”, kryetar i LDK-së në Podujevë është zgjedhur Dr. Ekrem Hyseni.

Sipas burimeve të “Bota sot” brenda Kuvendit, mësohet se Hyseni ka marrë 74 vota pro dhe 1 abstenim.

Ndryshe, ky kuvend është thirrur mbrëmë. Për këtë, ka reaguar edhe ish kryetari i kësaj dege, deputeti Agim Veliu.

Ai ka hedhur akuza ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiut.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat