“As shenjë s'ma kanë lon”, “Prapë e paskan shkarku Agim Veliun a”/ Fillojnë talljet me Agim Veliun!

Aktuale

“As shenjë s'ma kanë lon”, “Prapë e paskan shkarku Agim Veliun a”/ Fillojnë talljet me Agim Veliun!

Nga: N. Sh. Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:32
Agim Veliu

Dega e LDK-së në Podujevë sot ka zgjedhur kryetarin e ri.

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar  me 74 vota pro dhe një abstenim.

“Me 74 vota pro dhe një abstenim Dr. Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK – Podujevë. Urime”, kanë bërë të ditur nga dega e LDK-së në Podujevë.

Mirëpo, për Kuvendin e LDK-së në Podujevë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Ai përmes një shkrimi në ‘facebook’ ka njoftuar se dega e LDK-së në Podujevë bashkë me kreun e partisë, Lumir Abdhixhiku, kanë thirrë një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës së Podujevës.

“Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, ka shkruar Veliu.

Mirëpo, pas zgjedhjes së kryetarit të ri kanë vërshuar shakatë me Agim Veliun.

Është gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari, i cili në rrjetin social facebook, shkruan se LDK-ja e sakatoi Agim Veliun me shkarkime.

“Ekrem Hyseni kryetar i LDK-së në Podujevë.

E sakatut Agim Veliun me shkarkime. A keni more merhamet ju?”, shkruan Pozhari.

Mirëpo, menjëherë pas këtij postimi, ai ka publikuar edhe një fotografi me mbi shënimin se “As shenjë s'ma kanë lon! Ëh.”.

E për Agim Veliun ka reaguar edhe analisti politik Imer Mushkolaj.

“Prapë e paskan shkarku Agim Veliun a”, ka shkruar Mushkolaj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat