Pozhari: I jepke zor, por pse Ramushi u tut me dal në protestë, shfaqja është e jotja Dardan!

Aktuale

Pozhari: I jepke zor, por pse Ramushi u tut me dal në protestë, shfaqja është e jotja Dardan!

Nga: A.ZH Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:02
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se partitë opozitare janë distancuar nga protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës, pasi ato janë përgjegjëse për gjendjen e tanishme.

Sipas tij, atyre mund edhe t'iu vijë turp të protestojnë përkrahë Dardan Molliqajt, përcjell Bota sot.

Pozhari ka ironizuar edhe me liderin e AAK-së Ramush Haradinajn.

Reagimi i tij në Facebook:

Të kisha me dit veç pse Ramushi u tut me dal në protestë! Bajagi i jepke zor.

Brrr...

Nga protesta qenkan distancuar thuajse të gjitha partitë opozitare. Nuk kanë faj! Ato e dinë se janë përgjegjëse për gjendjen e tanishme. Është e njëjtë sikur të protestosh kundër vetvetes. 

Kuptohet, nuk është larg mendsh se edhe ju vjen turp të protestojnë përkrah një njeriu si Dardan Molliqaj që mllefi ia ka mjegulluar arsyen dhe trembet edhe nga hija e Albin Kurtit. 

Sot shfaqja është e jotja, Dardan! E dimë qysh tani se çfarë do të thuash. Krejt të tjerët janë më të mirë sesa Albin Kurti, veçanërisht "sponzorët".

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat