PDK nis formimin e nëndegëve edhe në Gjermani

Aktuale

PDK nis formimin e nëndegëve edhe në Gjermani

Më: 29 janar 2022 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka nisur përgatitjet për shtrirjen e aktiviteteve dhe themelimin e strukturave edhe në Gjermani.

Ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim konsultativ me veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, intelektualë të dalluar, biznesmenë të suksesshëm, të rinj e të reja, për të bashkëbiseduar për fuqizimin dhe organizimin e PDK-së në Lörrach të Gjermanisë.

"Diaspora jonë është tejet e veçantë. Ajo ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe domethënëse në të gjitha proceset historike të Kosovës. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi është angazhuar dhe po angazhohet që diasporës t'i krijojë pjesëmarrje sa më aktive në jetën publike në Kosovë, që së bashku të kontribuojmë për ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë.

Fuqizimi i PDK-së po ndodhë në të gjithë Evropën, duke qenë sa më afër diasporës, në rrugëtimin e përbashkët drejt krijimit të kushteve për kthimin e përvojës, dijes dhe kapitalit në vendlindjen e tyre", ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat