PSD publikon pamje të reja: Thonë se polici ia “ngjiti për fyti” Dardan Molliqajt

Aktuale

PSD publikon pamje të reja: Thonë se polici ia “ngjiti për fyti” Dardan Molliqajt

Më: 31 janar 2022 Në ora: 00:54
Pamjet nga protesta

Përplasja fizike e liderit të PSD-së Dardan Molliqaj me policët, ditën e protestës ka nxitur reagime të shumta.

Në media u publikua një video teksa Molliqaj e godet një polic, para hyrjes në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Por, nga PSD kanë publikuar pamje të reja, teksa shihet se polici i cili u godit nga Molliqaj, e kishte kapur për fyti liderin e kësaj partie.

Është anëtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi ajo e cila e ka publikuar këtë fotografi.

Postimi në Facebook:

Kur polici te kap per fyti. Kur polici te godet tinezisht. Kur polici perqafon gjuhen e pushtetit;

as atehere mos e shty, mos i prek fytyren, se ai eshte argumenti i kerkuar per perndjekje e lincim.

Ne emer te ruajtjes se „shenjterise“ se policise, shtypje e frike. I kemi te lexuara, andaj nuk frikesohemi!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat