Deputeti i LVV-se komenton shuplakën e Molliqajt ndaj policit

Aktuale

Deputeti i LVV-se komenton shuplakën e Molliqajt ndaj policit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 00:07
Arbër Rexhaj

Deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Arbër Rexhaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se individë si kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, nuk i duhen Kosovës. 

Rexhaj komentoi incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës ku Molliqaj goditi një zyrtar të Policisë së Kosovës.

Në të kaluarën VV kishte organizuar protesta ku ishin lënduar zyrtarë policorë, por Rexhaj thotë se ato ishin më të mëdha dhe turma ishte problem të kontrollohej. 

“Problemi është që VV kur ka organizuar protesta masash ka qenë përpara dhe në protesta këto gjëra të ndodhin. Mirëpo goditja me shuplakë ndaj policit tregon se ka tendencë për të qenë mbi shtetin. VV i ka dënuar gjithmonë këto gjëra dhe nuk i ka lejuar. Kosovë është shtet mjaft i lënduar dhe është shtet mjaft i varfër dhe neve na nevojitet një shtet demokratik i drejtë për të gjithë. Kosova është shteti më i varfër në kuptimin më të plotë të fjalës dhe individë të tillë nuk na duhen pasi neve na duhet një shtet i barabartë dhe shoqëri e barabartë për të gjithë e këso individë nuk na nevojiten fare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat