“Unë po e liroj studion ju vazhdoni”/ Komandant Remi nervozohet kur pyetet për arrestimin e Dardan Molliqajt

Aktuale

“Unë po e liroj studion ju vazhdoni”/ Komandant Remi nervozohet kur pyetet për arrestimin e Dardan Molliqajt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:05
Rrustem Mustafa

Sonte është arrestuar në Prishtinë kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.

Në “Debat Plus” është i ftuar Rrustem Mustafa ku si temë diskutimi është 25 vjetori i vrasjes së Zahir Pajazitit.

Në fillim analistët në studio komentuan këtë zhvillim të fundit e më pas iu afrua fjala për një koment edhe ish-deputetit të PDK-së.

Rrustem Mustafa pasi refuzoi kategorikisht të komentoj arrestimin e Dardan Mollliqajt, e konsideroi joserioze të merret me këtë temë.

“Unë po e liroj studion ju vazhdoni”, deklaroi Mustafa.

“Është jo serioze për mua ky diskutim… Kemi kohë, unë vij prapë në emision”, deklaroi në mënyrë protestuese Mustafa.

Megjithatë emisioni vazhdoi më pas me temën kushtuar 25-vjetorit të vrasjes së Zahir Pajazitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat