Kurti prezanton anëtarët e bordit të Trepçës dhe KEK-ut, flet sërish për Asociacionin

Aktuale

Kurti prezanton anëtarët e bordit të Trepçës dhe KEK-ut, flet sërish për Asociacionin

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 11:45
Albin Kurti

(E plotësuar 15:35) - Kurti: Asociacioni s’e ka kaluar testin e Kushtetueses

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se janë të gatshëm të bisedojnë me Serbinë kurdo që zyra e kryediplomatit Josep Borell do t’i thërrasë.

Ai foli edhe për Asociacionin ku tha se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese dhe s’është në përputhje me Kushtetutën.

“Kur zyra e përfaqësuesit të Lartë Borell të na thërrasë në takim ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në bisedime. Ne duam dialogun parimor kur barazia e palëve është fakt i padiskutueshëm”, tha Kurti.

Kurti poashtu u shpreh se Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese dhe serbët në Kosovë kanë nevojë për punë dhe drejtësi e jo Asociacione që shtojnë tensione e gëzojnë dikë në Beograd.

“Sa i përket Asociacionit, ju e dini shumë mirë që Gjykata Kushtetuese më 2015 ka publikuar Aktgjykimin e vet me të cilin ka thënë se asnjëri prej 7 kapitujve të Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në 23 nene nuk ka përputhje ai Asociacion dhe rrjedhimisht  nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Unë besoj që edhe serbët porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për punësim dhe jo për Asociacione që na prishin raportet tona e na shtojnë tensionet dhe e gëzojnë dikë në Beograd. Nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve të Kosovës, serbët e Kosovës duan punë dhe drejtësi”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha tutje se është kryeministër edhe i serbëve të Kosovës nëse ata kanë kërkesa.

“Qeveria është e përkushtuar që kushtetueshmëria në gjithë territorin e vendit të jetë e zbatuar në mënyrë të plotë dhe për të gjitha kërkesat e serbëve nga Kosova unë jam kryeministër edhe i atyre”, tha Kurti para gazetarëve.

Kurti për tarifat e energjisë: Ose shtrenjtim të rrymës ose subvencionim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka folur sërish për tarifat e reja të rrymës që pritet të hyjnë së shpejti në fuqi.

Kurti ka thënë se në këtë kuadër janë dy zgjidhje, ose shtrenjtim ose subvencionim.

“Secili propozim ka trajtuar dimensione të ndryshme por ka qëllim të përbashkët dhe ai është bllok-tarifat më të përshtatshme për qytetarët. Ne kemi dhënë deri në 75 milionë për subvencionime në mënyrë që të zbusim këtë krizë. Duhe të jemi të vetëdijshëm që të mos ketë reduktime dhe shkyqje duhet të ketë ose subvencionim ose shtrenjtim ose kombinim të këtyre dyjave. Subvencioni është barrë shumë e madhe mirëpo e shtrenjtimi nuk është zgjidhje”, ka thënë ai.

Ai tha se komentet e VV-së, ministrisë dhe Qeverisë nuk janë kundërthënëse por që tha se kanë dallime.

“Është e vërtetë se kemi pasur edhe komentet e ministres së Ekonomisë, VV-së dhe ministres Financave. Këto komente kanë dallime, mirëpo nuk janë kundërthënëse”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti prezanton anëtarët e bordit të Trepçës dhe KEK-ut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar anëtarët e bordit të ndërmarrjeve publike “Trepça” dhe “KEK”.

Kurti tha se dy këto vendime janë miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Para kabinetit qeveritar prezantova kandidatët për Bordet e dy Ndërmarrjeve Publike, të Trepçës dhe KEK-ut me c’rast që të dyja u votuan. E para me vota unanime dhe e dyta me një abstenim. Trepça dhe KEK-u mund të funksionojnë më shpejtë më mirë për shkak se tani do t’i kemi bordet e tyre të rregullta”, tha ai.

Kryeministri prezantoi anëtarët dhe kryesuesin e bordit të “Trepçës”, teksa shtoi se do të hapin konkurs edhe për katër anëtar.

“Në ‘Trepça’ kemi bordin me këta pesë anëtarë, Bahri Hysnin kryesues, Ibrahim Krasniqin anëtar, Muharrem Pecin anëtar, Bujar Bilallin anëtar dhe Xhevdet Tahirin anëtar. Këtu nevojiten edhe katër anëtarë të tjerë dhe serish u bëjë thirrje profesionistëve që kur ta shpallin konkursin për këto katër vende të aplikojnë sepse duam që të kemi njerëz me kompetencë dhe integritet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për bordin e KEK-ut, Kurti deklaroi se i kanë emëruar gjashtë anëtar.

“I kemi gjashtë anëtarë në KEK. Është Skender Haziri kryesues, Merita Kasapolli anëtare, Berzar Halilaj anëtar, Valbona Raifi anëtar, Mustafa Pllana e Valdrin Krasniqi anëtarë”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës emëron Bordin e “Trepçës” dhe KEK-ut

Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur dy Borde në Ndërmarrjet kryesore në vend, atë të ndërmarrjes publike “Trepça” dhe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga dy po e ngritin në katër numrin e bordeve të rregullta të ndërmarrjeve, borde që janë emërtuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se ndërhyrja e tyre ishte e domosdoshme për të ndërprerë keqpërdorimet.

“Ndërmarrjet publike nga barrë për buxhetin e shtetit do t’i shndërrojmë në kontribuues të tij. Aktualisht i kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme. Konkursi për ‘Trepça’ Sh.a është shpallur nga Zyra e Kryeministrit. “Pritja jonë është që anëtarët t’i kryejnë detyrat në përputhje me ligjin duke u bazuar në kompetencë e profesionalizëm. Për katër pozitat tjera të lira u bëjmë thirrje nga këtu të kemi më shumë kandidate gra dhe nga komunitetet joshumicë”, ka thënë Kurti.

Në krye të ndërmarrjes publike “Trepça” është emëruar Bari Hyseni, ndërkaq Muharrem Peci, Brahim Krasniqi, Xhevdet Tahiri, Bujar Bilalli, janë emëruar anëtarë.

Ndërsa për Bordin e KEK-ut, Kurti tha se kanë aplikuar 72 kandidatë, teksa tha se komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet ku janë përzgjedhur pesë anëtarë.

Si kryesues i Bordit të KEK-ut është emëruar Skënder Haziri, ndërsa Merita Kasapolli, Berzar Halilaj, Valbona Raifi, Mustafa Pllana e Valdrin Krasniqi anëtarë.

***

Sot janë votuar pesë anëtarë të anëtarit të bordit mbikëqyrës të “Trepça SH.A” në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Me një abstenim dhe pa asnjë votë kundër u miratua ky vendim.

Anëtarët e Bordit u zgjedhën Bahri Hyseni kryesues,  Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Billalli dhe Gjevdet Tahiri anëtarë.

Mandati i tyre zgjat katër vjet.

Për katër pozitat e tjera të lira, Kurti bëri thirrje që të konkurojnë gratë.

LIVE: Nis mbledhja e Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit për media nga kryeministria, mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet sot në orën 14:00.

Kjo mbledhje vjen pas disa zhvillimeve në vend.

ZRRE-së i janë dërguar rekomandime të ndryshme nga partitë politike për shtrenjtimin e rrymës. Së shpejti pritet të merret një vendim.

Po ashtu, vlen të theksohet se të premten do të diskutohet për masat e reja. Avokati i Popullit dje i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë masat, përkatësisht orarin e lëvizjes së qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat