AKP konfirmon marrjen nën administrim të “Agrokosova Holding”, ka një mesazh për bujqit

Aktuale

AKP konfirmon marrjen nën administrim të “Agrokosova Holding”, ka një mesazh për bujqit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:37
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 12:17) - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e tërheqjes së aksioneve sot ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejt të AKP-së.

Me këtë rast, Agjencia Kosovare e Privatizimit, i bën thirrje të gjithë punëtorëve aktual, të të gjitha profileve, të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re Agrokosova Holding të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës.

Po ashtu, ftohen të gjithë bujqit të cilët kanë marrëdhënie kontraktuale me Agrokosovën të vazhdojnë punën. AKP zotohet se do të vazhdoj bashkëpunimin me qëllim të mbarëvajtjes së marrëdhënieve komerciale dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Suharekës.

AKP zotohet se me përkushtimin më të madh do të bëjë përpjekje për të ofruar zgjidhjen më të mirë për ndërmarrjen e re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka). Në ndërkohë, AKP do të vazhdoj aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktual të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me AKP-në.

***

Agjencia Kosovare e Privatizimit e shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtareve të Policisë së Kosovës, po tentojnë tërheqjen e aksioneve dhe vënien nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Këta të fundit po pretendojnë se kjo po bëhet pa vendim të Gjykatës, teksa kundërshtimi po bëhet edhe më i fortë nga ana e tyre. Ndërsa Policia e Kosovës ka dhënë afat 15 minutëshe që t’i lirojnë zyrat.

Image

Në të njëjtën kohë, Policia ka kërkuar që të largohen edhe gazetarët të cilët po qëndrojnë në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Image

***

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Kurse, nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin.

Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë.

Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat