Këta janë vëllezërit, Lundrim e Valdrin Beqiri, që u arrestuan sot, të dyshuar për dy vrasje që tronditën Mitrovicën

Aktuale

Këta janë vëllezërit, Lundrim e Valdrin Beqiri, që u arrestuan sot, të dyshuar për dy vrasje që tronditën Mitrovicën

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 16:30
Lundrim e Valdrin Beqiri

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Mitrovicë dy vëllezërit Beqiri, të dyshuar për dy vrasje, njëri më 2016 e tjetri më 2021.

Lundrim Beqiri është i dyshuari kryesor për veasjen e Albert Mujës në tetor të vitit të kaluar në Mitrovicë, dhe që nga ajo kohë gjendej në arrati.

Vëllai i tij, Valdrin Beqiri, gjendej në arrati para se Lundrimi të kryente vrasjen, për një vrasje tjetër të ndodhur më 2016 në afërsi të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Valdrin Beqiri ishte dënuar nga gjykata dhe kishte qëndruar në burg për një periudhë për t’u liruar më pas.

Gjykata e Apelit kishte kthyer rastin në rigjykim dhe gjykata pas procesit ia kishte vazhduar dënimin edhe për disa vite, por se vëllai i madh Beqiri kishte vendosur të mos i përgjigjej ligjit dhe kishte zgjedhur jetën ilegale.

Bëhet e ditur se bashkë me vëllezërit Beqiri është arrestuar edhe një person tjetër që ishte në veturë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat