Ish-kryetari i Kushtetueses flet për Asociacionin

Aktuale

Ish-kryetari i Kushtetueses flet për Asociacionin

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 00:14
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për Asociacionin dhe mundësinë e shpërbërjes së tij. Hasani komentet i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

Profesori Enver Hasani thotë Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është marrëveshje ndërkombëtare.

 “Këtu ka dy çështje. Argumentet që japin njerëzit është tërësisht naiv është që ajo marrëveshje nuk është ndërkombëtarisht për shkak se Serbia s’e ka ratifikuar. Këtë e thotë Serbia, Gjykata Kushtetuese Serbe e ka thënë sepse (sipas tyre) Kosova është pjesë e saj dhe për pasojë kjo marrëveshje nuk është marrëveshje ndërkombëtare”, tha Hasani.

“Detyrimi ndërkombëtar i Serbisë në të gjithë nënshkrimet që i ka bërë përmes përfaqësuese të saj kushtetues në Bruksel janë detyrim ndërkombëtar dhe aty s’mund t’i ikin as ata as ne”, shtoi ai.

“Pa asnjë diskutim. Problemi është i përmbajtjes. Debati është se cila është natyra juridike e Asociacionit. Vendimi i Kushtetuese nuk flet për kompetenca ekzekutive”, tha Hasani.

“Sipas Kushtetutës sonë dhe Kushtetutave të të gjitha vendeve demokratike dhe sipas Konventës se zgjedhjes për drejtën e Traktateve në marrëveshje ndërkombëtare hyhet dhe dilet sipas të njëjtës procedurë. Kështu thotë edhe Kushtetuta jonë dhe ky është formulim që ekziston në Kushtetutën tonë dhe është formulim i Konventës së Vjenës që do të thotë se duhet edhe pëlqimi i palës tjetër, sepse është detyrim ndërkombëtar, s’ka lidhje e ki ratifiku ti pse s’e ka ratifiku ai, o detyrim”, theksoi Hasani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca muajin e kaluar deklaroi në Pressing se Kosova nuk e ka obligim zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pasi Serbia nuk e kishte ratifikuar në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat