Qeveria mban mbledhje në orët e vona, merr një vendim për energjinë

Aktuale

Qeveria mban mbledhje në orët e vona, merr një vendim për energjinë

Nga: A.ZH Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 22:34
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët, përcjell Bota sot.

Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro).

"Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët. Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend", thuhet në njoftimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat