Çka kishte deklaruar Gashi rreth mëditjeve, që i reagoi shefi i kabinetit të Konjufcës

Aktuale

Çka kishte deklaruar Gashi rreth mëditjeve, që i reagoi shefi i kabinetit të Konjufcës

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:52
Arben Gashi

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca sot përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy vjet ka shpenzuar 10 mijë e 440 euro para të shtetit për derivate.

Ndërsa, media merr vesh se Kërçeli e ka pasur fjalën për shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, të cilit s’ia përmendi emrin.

Mirëpo, Gashi më 4 shkurt të këtij viti kishte deklaruar para mediave se ai nuk ka marrë asnjë kompensim për udhëtimet që i ka bërë jashtë Prishtinës.

Ndërsa, ai ishte shprehur se ky nuk është problemi që ka vendi, duke thënë se problemi i Kosovës është humbja e 200 milionë eurove për një ditë.

Gashi tutje kishte deklaruar se nuk është punë e tij shpenzimi i parave të shtetit për derivate, por i deputetëve që e kanë bërë një gjë të tillë.

“S’kam marrë kështu që folni me deputetët që kanë marrë. Ky nuk është problemi që e ka Kosova besoni. Kosova ka problem që i ka hup 200 milionë euro për një muaj ditë e merremi me këtë punu që është absolutisht e parëndësishme. Është çështje individuale e secilit deputet i cili ka marrë kompensime për udhëtimet që i bojnë jashtë Prishtinës. Ata që i kanë marrë le t’i arsyetojnë. Nëse janë kompensime të paligjshme, marrin përgjegjësi, nëse kompensimet janë të ligjshme është gjithçka në rregull. Është punë për ta s’është punë e jemja”, kishte deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat