Presidentja pas takimit me emisarin britanik: Serbia po shkakton obstruksione duke mos i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara

Aktuale

Presidentja pas takimit me emisarin britanik: Serbia po shkakton obstruksione duke mos i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 06:35
Stuart Peach dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar 13:15) -​Osmani: Kosova konstruktive në dialog, Serbia po shkakton obstruksione duke mos i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara
 

Presidentja, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut, si proces i përqendruar në njohje reciproke.

Presidentja Osmani në takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është shprehur se Kosova është konstruktive në dialog por që Serbia po shkakton obstruksione duke mos i zbatuar marrëveshjen e nënshkruara.

Sipas komunikatës për medie nga zyra e presidentes thuhet se Osmani në takim me emisarin britanik ka përmendur edhe ndikimin negativ të Rusisë në rajon.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, të cilin e ka përgëzuar për detyrën dhe për rolin aktiv të shtetit të tij në rajonin e Ballkanit. Në takim me z.Peach, Presidentja Osmani tha se Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Sipas saj, sa më i madh roli i këtij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët e Kosovës. Presidentja Osmani, ka përgëzuar edhe Ambasadën Britanike në Kosovë, e cila sipas saj po bën punë të çmuar në mbështetjen e projekteve, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe viktimat e dhunës seksuale. Duke folur për zhvillimet aktuale politike, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut, si proces i përqendruar në njohje reciproke. Sipas Presidentes Osmani, dialogu duhet t`i trajtoj palët në mënyrë të barabartë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se “Ajo ka përsëritur qëndrimin se pala kosovare është konstruktive në dialog dhe se Serbia po shkakton obstruksione duke mos i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara. Në këtë kontekst, ka përmendur edhe ndikimin negativ të Rusisë në rajon si një tendencë e hapur për destabilizimin e rajonit. Presidentja Osmani në takim me emisarin Peach ka theksuar se shteti i Kosovës është i përkushtuar për ta rritur bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, sidomos në çështjet ekonomike dhe ato të mbrojtjes”.

Presidentja e Kosov, Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin britanik, Stuart Peach.

Osmani u shpreh se Britania e Madhe është një nga aleatët kryesor , që ka luajtur rol  procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të vendit tonë.

"Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i ketij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë", njoftoi Osmani, përcjell "Bota sot"

Presidentja Osmani takohet me emisarin britanik Peach

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Emisari britanik Peach u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim me Kurtin sikurse edhe me Osmanin, mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Përfaqësuesi i Britanisë para vizitës në Kosovë ka qëndruar për vizitë edhe në Beograd, ku është takuar me përfaqësues të Serbisë, me të cilët ka biseduar për dialogun dhe zhvillimet në rajon.

Ndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Stuart Peach më herët ka qenë në detyrën e kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka mbajtur prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal.

Puna e tij do të përfshijë gjithashtu promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe shoqërive të hapura, duke favorizuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe sfidat e tjera të përbashkëta të sigurisë, si dhe inkurajimin e zgjidhjes së çështjeve të trashëguara, si krimet e luftës dhe personat e zhdukur.

Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurti nis takimin me emisarin britanik

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tashmë e ka nisur takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takimin e emisarit britanik Peach me kryeministrin Kurti mediet do të lejohen të marrin vetëm pamje.

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas kryeministrit Kurti, ai do të pritet në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Emisari britanik në Kosovë, takime me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, gjatë ditës së sotme do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga ora 10:00 ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Më pas do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor viziton sot Kosovën

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, viziton sot Kosovën.

Peach do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit.

Ai nga ora 11:00 do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Stuart Peach më herët ka qenë në detyrën e kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka mbajtur prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal.

Puna e tij do të përfshijë gjithashtu promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe shoqërive të hapura, duke favorizuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe sfidat e tjera të përbashkëta të sigurisë, si dhe inkurajimin e zgjidhjes së çështjeve të trashëguara, si krimet e luftës dhe personat e zhdukur.

Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat