Familjari i Xhafer Devës i drejtohet me një letër të hapur ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde

Aktuale

Familjari i Xhafer Devës i drejtohet me një letër të hapur ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde

Nga: N. Sh. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:35
Xhafer Deva

Familjari i Xhafer Devës, Valdeti i është drejtuar me një letër të hapur ambasadorit të Gjermanisë Jorn Rohde.

Ai përmes kësaj letre,i drejtohet ambasadorit gjerman se ka bërë deklaratë fyese ndaj Xhafer Devës.

Valdeti i cili jeton dhe vepron në Suedi pohon se, Xhafer Deva kurrë nuk ka qenë pjesë e Holokaustit, përkundrazi, sipas tij, ai punoj dhe sakrifikoi shumë për shpëtimin e hebrenjëve nga vdekja e sigurtë, dhe për këtë kemi dëshmi edhe nga vet ata që e mbijetuan këtë periudhë të errët për shtetin gjerman.

Letra e plotë:

Leter e hapur Ambasadorit të Gjermanisë z. Rohde reth deklarates se tij në Tvitter me datën 7 shkurt

Valdet Deva

Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë

Shkëlqesisë së Tij, z. ambasador Jörn Rohde

Rr. Azem Jashanica 66, 10000 Prishtinë

Subjekti: Deklarata e bërë në Tëitter më 07 shkurt 2022

I nderuari ambasador z. Rohde!

Së pari uroj që kjo letër imja t'iu gjej shëndosh e mirë, dhe njëkohesisht iu uroj suksese në kryerjen e detyrës Tuaj aq të përgjegjshme si ambasador i Gjermanisë në një shtet mik, dashamirës dhe falënderues siç është Republika e Kosovës.

Unë jam Valdet Deva, shqiptarë, shtetas suedez për më tepër se 33 vite, por njëkohësisht edhe shtetas i Republikës së Kosovës, familjar i Xhafer Devës, për të cilin, Ju si ambasador, përmes një prononcimi në rrjetin social Tvitter të datës 7 shkurt 2022, e keni bërë një deklaratë tejet fyese, tejet shpifëse, deklaratë e cila tronditi familjen dhe pasardhësit e Xhafer Devës, por aq më tepër pjesën dërmuese të popullit shqiptarë në Kosovë dhe më gjerë.

Duke marrë parasysh se kjo deklaratë është ndikuar nga pala e tretë, e që mund të jetë ndonjë vend fqinjë i Kosovës, konsideroj se mënyra dhe pesha e deklaratës Tuaj shpifëse dhe nënçmuese ndaj Xhafer Devës, nuk do të duhej të behej kurrë!

E them këtë për shkak se jam i vetedijshem se ju duhet të jeni i lartëarsimuar dhe i edukuar deri në atë shkallë që së paku ta njihni historinë tuaj gjermane, këtu shkruaj për periudhën 1941- 1945, dhe sidomos rethanat reth Holokaustit, për të cilin mëkatarët kryesore janë vet pushteti i atëhershem gjerman. Thjeshtë z. Rohde, është dashur të lexoni, të hulumtoni e mëpastaj të deklaroheni!

Xhafer Deva kurrë nuk ka qenë pjesë e Holokaustit, përkundrazi ai punoj dhe sakrifikoi shumë për shpëtimin e hebrenjëve nga vdekja e sigurtë, dhe për këtë kemi dëshmi edhe nga vet ata që e mbijetuan këtë periudhë të errët për shtetin gjerman.

Xhafer Deva ka qenë një ndër intelektualët dhe nacionalistët më të shquar shqiptarë të asaj kohe. Të gjitha veprat e tij, duke përfshi aty edhe bashkpunimin e tij me gjermanet në atë kohë, synonin që shqiptarë të lirohej nga kthetrat e Serbisë famëkeqe, të sigurohej shkollimi në gjuhën shqipe dhe të krijohen institucionet shtetërore në Shqiperine Etnike..

Duke u bazuar në këto që shkrova më lart, kërkoj nga Ju në emër të familjes Deva, në emër të këshillit inicues per kthimin e te mbeturave mortore te Xhafer Deves në Kosovë, si dhe në emër të shqiptarëve që sytë dhe zemrën e kanë kthyer nga Evropa, që të veproni ashtu siq kishit vepruar nëse e kishit fyer dikend në Gjermani ose Skandinavi. Kërkojmë kërkimfalje publike pa vonesë dhe hezitime z. Rohde. E di që kërkimfalja do të jet tejet e vështirë për Ju, por mos harroni se vetëm ata që janë pa mëkate mund të gurëzojne!

Në rast se Ju nuk kërkoni falje publike, kërkojmë takim me Ju, ku gjatë këtij takimi do te keni mundësi të na prezantoni provat Tuaja në lidhje me pjesmarrjen e supozueme të Xhafer Devës ne Holokaust.

Nje kopje të kesaj shkrese do t'a dorëzoj në ambasadën gjermane në Stockholm, për t'ia përcjellur Ministrisë sëe Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Gjithashtu, si familjar dhe palë e dëmtuar do te takoj avokatin tim, Leif Silbersky, i cili është avokat me prejardhje hebreje, me të cilin sëbashku do ta shqyrtojmë mundesinë juridike për një padi eventuale ndaj Jush.

Nga respekti i veçantë për Gjermaninë, si dhe për Ju si përfaqësues i saj në Kosovë, po ua dërgoj një kopje të kësaj shkrese në gjuhen gjermane, që ta kuptoni më mirë dhe ti shmangeni gabimeve interpretuese te palës së tretë me të cilët bashkepunoni.

Pranoni nderimet më të sinqerta

Valdet Deva

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat