Labinot Gruda e pranoi vjedhjen e 2.1 milionë eurove, ky është reagimi i Hykmete Bajamit

Aktuale

Labinot Gruda e pranoi vjedhjen e 2.1 milionë eurove, ky është reagimi i Hykmete Bajamit

Nga: P.R Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:18
Hykmete Bajami

I akuzuari për vjedhjen e 2.1 milionë eurove, Labinot Gruda e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.

Gruda është deklaruar fajtor për të gjitha pikat e akuzës në seancën e mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

E pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajami, e cila ishte Ministre e Financave në kohën kur ishte ndodhur vjedhja e 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit.

“E denoncova, dikush e pa si faj, e pranoj këtë faj. Kam pranuar me qindra mesazhe përkrahëse që kam DENONCUAR vjedhjen e 2.1 milionë eurove. Dhjetëra e qindra reagime nëpër rrjete sociale e kërcënime pse kam denoncuar. Sot, kur i akuzuari kryesor e PRANOI fajin, po e pranoj edhe unë një faj. Fajin se e kam DENONCUAR”, ka shkruar Bajrami, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Bajramit, sot është ditë e madhe për drejtësinë.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë do të bëj të njëjtin faj. Prapë, do të DENONCOJ secilin krim e secilën vjedhje që ndodh. Nuk jam dorëzuar dhe nuk dorëzohem as nga ata që kanë tentuar të më ndalin të flasë e denoncoj paligjshmëri e shkelje ligjore tjera. Prandaj, sot, është ditë e madhe për drejtësinë. Është ditë e madhe për Kosovën. Menjëherë duhet të nisë kthimi i parave në buxhetin e Kosovës. Drejtësia duhet ta kryejë detyrën deri në fund pasi i akuzuari ka pranuar fajin dhe ka hapur rrugën për sqarimin e 2.1 milionë eurove deri në fund”, shkruan deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat