Pas 22 vitesh në Prishtinë, emisari britanik: Mahnitëse kur sheh sa ka ndryshuar për të mirë Kosova

Aktuale

Pas 22 vitesh në Prishtinë, emisari britanik: Mahnitëse kur sheh sa ka ndryshuar për të mirë Kosova

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Sir Stuart Peach

Emisari Special për Ballkanin Perëndimor i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Sir Stuart Peach, pas vizitës zyrtare që ka zhvilluar në Kosovë, ka publikuar një video në të cilën shpreh qëndrimet e tij dhe përshtypjet e kthimit në Kosovë pas 22 vitesh.

Peach thotë se Kosova gjithmonë ka një vend të veçantë në zemrën e tij derisa thekson se në gjithë këto vite pas luftës është bërë punë mahnitëse për të mirë.

“Unë fillimisht kisha ardhur këtu në vitin 2000, kthimi në vitin 2022 është mahintës kur e sheh se sa shumë Kosova ka ndryshuar për mirë”, thotë Peach.

Peach në videon e realizuar tek Memoriali “Heroinat” ka përmendur edhe krimet e luftës dhe personat e zhdukur, si çështje që janë prioritet i punës së tij.

Emisari britanik tutje ka treguar se do të punojë me palët në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Këto janë prioritete të Kosovës dhe Britanisë së Madhe gjithashtu. Pres që të punojmë së bashku për to”, ka thënë Peach.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat