Pas Gjermanisë, këto janë vendet e tjera që pritet t’i njohin patentet shoferët e Kosovës

Aktuale

Pas Gjermanisë, këto janë vendet e tjera që pritet t’i njohin patentet shoferët e Kosovës

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:41
Ilustrim

Sot Gjermania ka marr vendim për njohjen e patent shoferëve të Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili e ka përshëndertur këtë lajm.

“Një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë në Gjermani. Në mbledhjen e Bundesratit Gjerman, sot është votuar njohja e ndërsjellë e patent shoferëve mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Po ashtu ai ka paralajmëruar se në këtë jave do të këtë nisma të tjera me vende të tjera.

“Këtë javë ne kemi marrë aprovimin e Qeverisë sonë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë dhe natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë”, përfundoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat