Ish-kandidati për president prezanton dokumentin për “Asociacionin e Komunave Multietnike në Kosovë”

Aktuale

Ish-kandidati për president prezanton dokumentin për “Asociacionin e Komunave Multietnike në Kosovë”

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Ish-kandidati i pavarur për president, Seremb Gjergji ka bërë prezantimin e dokumentit të tij për “Asociacionin e Komunave Multietnike në Kosovë”.

Këtë dokument e ai e ka dorëzuar te Qeveria dhe Presidenca e vendit.

"Ky Asociacion nuk përjashtohet nga shërbimi doganor dhe taksativ i Kosovës. Marrëveshja e Asociacionit e nënshkruan në Bruksel nga ish Kryeministri Mustafa dhe i mbështetur nga ish Presidenti Thaçi e sjellë ujkun në torishtë. Është tërësisht jo e drejte ndaj vetë heronjëve të Kosovës – nëse askujt tjetër”.

“Ky dokument legal që unë e quaj Asociacion i Komunave Multietnike në Kosovë i referohet marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi të vitit 2013  që thot qe komunat duhet të kenë fuqi në menaxhimin urban komunal. Pra, eliminon fuqinë e vet shtetit që është planifikimi hapsinor, injorimi i doganave dhe institucioneve ligjore dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tij.

Gjergji ka bërë të ditur se propozim dokumentin e ri do t’ia dorëzoj kryeministrit dhe ambasadave në fundjavë.

“Dokumenti përmban objektiva të qarta, ashtu siç ka vet Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në dokumentin aktual, objektivat janë aq të fuqishme sa vet Qeveria që shkojnë deri në fuqinë e hulumtimit dhe zhvillimit shtetërorë. Asociacioni nuk guxon të përcaktoi numrin e komuanve, siç është akorduar në Bruksel nga udhëheqësit tanë. Por, duhet të jetë i hapur për anëtarësim te të gjitha komunat që kanë përfaqësim multitnik”.

Ai u shpreh se një etnia është shuar në momentin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.

“Gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar dokumentin e Qeverisë Mustafa në 23 pika, sepse në këtë dokument kërkohet që Asociacioni të mbroj të drejta e vetëm serbëve dhe asnjë komuniteti tjetër. Një etnia është shuar në momentin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës. Deklarata e pavarësisë e thotë qartë këtë. Kjo deklaratë është edhe fillimi i modelit më të ri të udheqjes në botën e qytetruar demokratike. Asociacioni poashtu duhet t’i përgjigjet autoritetit rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës dhe një herësh të jetë pjesë e auditimit nga Auditori Gjeneral i Kosovës. Asociacioni nuk mund të vendosë kokë në vete për keto çështje”.

“Asociacioni i Komunave Multietnike do të jetë model i mirë që hapë rrugën për zhvillimin e mëtejm të bisedimeve Kosovë-Serbi në formësimin e paketës politike që për mendimin tim ka vetëm një pikë dhe paketës teknike që ka 16-20 pika të cilat përkrahen dhe implementohen me vendimin direkt të Amerikës e që BE vetëm e konfirmon këtë vendim Amerikan. E vetmja mënyrë e suksesit për të gjithë është presioni dhe fuqia Amerikane për ta finalizuar këtë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Gjergjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat