Vlora Çitakut i ndodh e papritura: Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat!

Aktuale

Vlora Çitakut i ndodh e papritura: Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat!

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:45
Vlora Çitakut

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka njoftuar se Facebook ia ka mbyllur faqen e saj.

Çitaku ka reaguar në Twitter duke thënë se ajo kurrë nuk i ka shkelur rregullat.

Ajo e ka quajtur qesharake vendimin e META-s dhe shtoi se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen.

“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat