Biznesmeni Burim Piraj e vlerëson Qeverinë Kurti, dialogu me Serbinë 10, kurse 1 për...

Aktuale

Biznesmeni Burim Piraj e vlerëson Qeverinë Kurti, dialogu me Serbinë 10, kurse 1 për...

Nga: N. Sh. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 13:07
Burim Piraj

Biznesmeni dhe pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj e ka vlerësuar Qeverinë Kurti për punën e tij të deritashme.

Piraj ia ka dhënë notën 10 Qeverisë Kurti për dialogun me Serbinë dhe shtrimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës në tërë territorin e vendin.

Ndërsa notën më të ulët (1), ia ka dhënë për masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë dhe kufizimin e lëvizjes së lirë.

Më poshtë postimi i biznesmenit Piraj:

1. Qeverinë aktuale si individ deri më tani e vlerësoj pozitivisht!

Dialogu me Serbinë e ka notën 10!

2. Ushtrimi i sovranitetit të shtetit në tërë territorin e ka 10!

3. Rregullimi i furnizimit me rrymë e ka notën 9 ( këtu çmimi i rrymës nuk përfshihet)

4. Marrja me çëshjen e ekonomisë dhe përmirësimin e gjendjes në të bërin biznes notën 7

5. Ekzekutimi i projekteve të filluara nga qeveria e kaluar në infrastrukturë notën 2

6. Menaxhimi i shëndetit publik dhe zbatimi i ligjit për sigurimet shëndetësore 2

7. Masat e ndërmarra kinse për parandalimin e pandemisë dhe kufizimin e lëvizjes në kufi notën 1

8. Politikat tatimore në përgjithësi i vlerësoj me 5

Kto janë disa vlerësime nga këndvështrimi im personal dhe mund të jenë gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat