Arrestohet ish-sekretari i MTI-së së Kosovës, kapet me 50 kg drogë në kufirin e Malit të Zi

Aktuale

Arrestohet ish-sekretari i MTI-së së Kosovës, kapet me 50 kg drogë në kufirin e Malit të Zi

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:21
Burim Rreci

Mediat malazeze, sot kanë raportuar se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Burim Rreci, është arrestuar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Sipas Mediave të Malit të Zi, ai është arrestuar në pikën kufitare “Debeli Brijeg” ku pas kontrollimit nga policia kufitar, janë gjetur një sasi droge prej 5 kilogramëve mariuhanë. Ndërsa policia e Malit të Zi, ka lëshuar një komunikatë, ku ka njoftuar se kishin konfiskuar drogë të tipit marihuanë, gjatë inspektimit të një veture të markës, “Audi”.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.

Ndërsa  mediat e Malit të Zi, bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat