Xhevdet Pozhari ironizon me Kimete Berishën: Do të digjesh në nëntë rrathët e ferrit të Dantes!

Aktuale

Xhevdet Pozhari ironizon me Kimete Berishën: Do të digjesh në nëntë rrathët e ferrit të Dantes!

Nga: A.M. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 10:41
Xhevdet Pozhari dhe Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha është një nga kritikueset më të mëdha të kryeministrit Albin Kurti.

E për këtë gjë, analisti Xhevdet Pozhari ka ironizuar nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Gjuha e trupit po të tradhton Albin. Ti po e mban kokën lartë, paturpësisht, e kurrizin drejtë. Do të digjesh në nëntë rrathët e ferrit të Dantes.

Kimetja jom!”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin ti je mashtrues. Ia rrite pagen vetes, na varfërove neve që shpresuam në ty. Siç ka thënë Dostojevski tek "Kumargjiu" ti po e hedh fatin e Kosovës në bixhoz, po e barazon me të mirën tënde. Unë jam një "Veronikë që vendosi të vdes" e Coelhos, jam "Vejusha e zezë" e Daniel Silvas, jam loti i Rozafës së murosur... Gjuha e trupit po të tradhton Albin. Ti po e mban kokën lartë, paturpësisht, e kurrizin drejtë. Do të digjesh në nëntë rrathët e ferrit të Dantes.

Kimetja jom!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat