Media serbe “plas” nga inati me këtë veprim të Kroacisë për nder të pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Media serbe “plas” nga inati me këtë veprim të Kroacisë për nder të pavarësisë së Kosovës

Nga: F.B. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:46
Flamuri i Kosovës i vendosur në shadërvanin e Zagrebit

Mediet serbe kanë sulmuar dhe e kanë quajtur skandal dhe provokim të ri kroat, ngjyrosjen e shatërvanit midis Zagrebit me ngjyra të flamurit të Kosovës, transmeton “Bota Sot”.

Sipas “Kurir” “ambasadorja kroate në shtetin e rrejshëm të Kosovës Daniela Barishiç ka uruar “Ditën e Pavarësisë” Kosovës, por kjo nuk është e gjitha, ajo krahas urimit tekstit ia ka shoqëruar edhe fotografinë nga shatërvani i Zagrebit”.

Shatërvani në Zagreb shkëlqen në nderim të pavarësisë së Kosovës. E medias në fjalë i pengon një gjë e tillë duke thënë se “flamuri i shtetit të rrejshëm është paraqitur sonte në shatërvan dhe këtë lajm e kanë ndarë ambasadorja kroate në Kosovë”.

Ky hap nuk habit shkruan gazeta serbe sepse nuk është hera e parë që “urryesit” e Serbisë bashkohen, ambasadorja Barishiç më herët është lëvduar edhe me urimin e “Ditës së pavarësisë”.

Këtë lajm ajo e ka shpërndarë në rrjetin social Tviter, ku kishte edhe komente që nuk e kanë mbështetur këtë publikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat