Nezir Kraki reagon i habitur, nuk u ftua në festën e pavarësisë në Paris: Ndryshimi i madh ...

Aktuale

Nezir Kraki reagon i habitur, nuk u ftua në festën e pavarësisë në Paris: Ndryshimi i madh ...

Nga: A.ZH Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 21:51
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi shqiptar në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pasi nuk është ftuar nga Ambasada e Kosovës në Francë, në festën për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai është shprehur i habitur, pasi sipas tij, kjo po ndodhë për herë të parë, përcjell Bota sot.

Kraki ka hedhur dyshime se kjo mund të jetë dimension i ri i ndryshimit të madh, për të cilin ishte mobilizuar qe disa vite.

Reagimi i tij në Facebook:

Për herë të parë në 14 vite shtet, nuk jam ftu në festën e pavarësisë së Kosovës nga ambasada jonë n’Paris. 

Jo që jam unë i domosdoshëm në raste të tilla, por po bëhem merak si qenkam kaq anonim n’Parisin e zhurmshëm si i vetmi shqiptar ligjërues në një Universitet publik në zemër të Francës, dhe atë në fushën e politikës dhe diplomacisë?! 

Ndoshta edhe ky është një dimension i ri i ndryshimit të madh për të cilin jam mobilizu këto vite. 

Sa mirë… 😉

Nejse, veç thashë ta ndaj me juve këtë habi se me juve flas shlirë. 

P.s. Arsyet dhe rrethanat e këtij ndryshimi jua tregoj një ditë tjetër.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat