Kryeministri Kurti takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 00:24
Foto nga takimi

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Australisë dhe thellimi i metejmë i tyre ishte tema e takimit mes kryeministrit Albin Kurti me  ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne.

U pajtuan për rëndësinë e NATO-s për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë  rajonale, evropiane dhe globale.

Takimi u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Së bashku me Kurtin ishte edhe zëvendëskryeministrja njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat