Vrasja e policit në Zllatar, reagon ministri Sveçla

Aktuale

Vrasja e policit në Zllatar, reagon ministri Sveçla

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 13:35
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në fshatin Zllatar, ku ka humbur jetën një polic.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, derisa ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur, përcjell Bota sot.

Ministri ka thënë se përgjegjësit e kësaj tragjedia do të vihen para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Në orët e hershme jam njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli. Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre.

Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.

Tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat