Kryetari Glauk Konju​fca priti në takim lamtumirës ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall

Aktuale

Kryetari Glauk Konju​fca priti në takim lamtumirës ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:08
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë, Johan Schalin, me ç’rast e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë shërbimit si ambasadore në vendin tonë.

Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës, kryetari Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Ai po ashtu ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

Ndërsa, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat