Deri tani pranohen 16 aplikime për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Aktuale

Deri tani pranohen 16 aplikime për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se deri tani i ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

“Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit.

Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat