Pozhari: Ramush, a po dalim në protesta kundër kësaj hajnie të pastër?

Aktuale

Pozhari: Ramush, a po dalim në protesta kundër kësaj hajnie të pastër?

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 17:14
Ramush Haradinaj

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka ironizuar me kreun e AAK-së Ramush Haradinajn, për aferën e ish-ministrit të tij Pal Lekaj me "Bechtel Enkan".

Pozhari ka thënë se kjo aferë shpalos faktin që "hajnat e Kosovës, janë profesionalizuar aq shumë, sa kanë arritur t'i bëjnë bashkëpunëtorë edhe njerëz të kompanive amerikane".

"Kjo pagesa e 97.1 milionë euro shtesë Bechtelit shpalos një fakt që nuk e kemi ditë: Hajnat tonë janë profesionalizuar aq shumë sa kanë arrit me i bë bashkëpunëtorë edhe njerëz të kompanive prestigjioze amerikane.

E kanë shashtis edhe naj amerikan. Ja kanë mbush mendjen se qysh të bjen llotaria këtu, nuk ka shans as në Amerikë.

Ramush, a po dalim në protesta kundër kësaj hajnie të pastër?!", ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Qeveria Kurti, përmes zëndësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se për 53 milionë eurot shtesë që Qeveria e Haradinajt ia kishte dhënë “Bechtel Enka-s”, krahas Pal Lekajt, pret që të ndëshkohet edhe Ramush Haradinaj./BS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat