Aksioni i madh i anti-drogës në Han të Elezit, prokuroria jep detaje

Aktuale

Aksioni i madh i anti-drogës në Han të Elezit, prokuroria jep detaje

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:39
Shukri Jashari

Dogana e Kosovës ka zbuluar e sekuestruar sot sasi të madhe të drogës, e cila po bartej me një kamion.

Në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit 83.5 kg drogë e llojit heroinë është konfiskuar.

Kryeprokurori Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari në një konferencë për media të mërkurën mbrëma, kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Ai tregoi se droga kishte destinacion qytetin e Prishtinës.

“Gjithashtu është dyshuar se në automjetin transportues përveç mallrave të ndryshëm kanë qenë edhe 32 reflektor ku ën të kane qenë të paketuara nga pesë qese heroinë, gjithsej 260 paketime i njëjti mall është sekuestruar. Po ashtu janë sekuestruar edhe një automjet transportues një kombi dhe një veturë Landrover”, tha ai

Ai bëri të ditur se momentalsiht po bastisen lokacione edhe në Pejë dhe Prishtinë. Jashari tha se bastisjet po kryhen në 5 lokacione.

Drejtori i Njësisë Antidrogë, Reshat Murseli, ka bërë të ditur se të arrestuarit janë ndalaur për 48 orë.

“Kemi gjetur sasinë e cila përafërsisht arrin në 83,5 kg. Hetuesit policor më pas kanë marrë veprime në terren në bashkëpunim me kryeprokurorin dhe kemi vazhduar në bastisjen në Prishtinë dhe Pejë. Deri më tani janë 7 persona të ndaluar të ndaluar për 48 orë dhe dy persona janë në kërkim. janë konfiskuar 2 vetura dhe kemi involvuar edhe autokrimet dhe njësinë e hetimeve financiare. Drejtoria e Antidrogës falënderon Doganën për bashkëpunimin dhe koordinim e ashtu edhe Policinë kufitare e cila ka ofruar mbështetjen në të gjitha rastet e deritanishme”, ka thënë Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat