Tahiri i PDK-së kundërshton projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Aktuale

Tahiri i PDK-së kundërshton projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:20
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka përmendur se janë tetë raste ku Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se me këtë projektligj cenohen disa nene Kushtetutës së Kosovës.

“E para, cenohet kapitulli i dytë i Kushtetutës, mbrojtja e pronës dhe e drejta në pronë sepse Byroja shtrin kompetencat e veta deri në cenimin arbitrar të pronës”, tha ai.

Sipas tij, po ashtu cenohet neni 3 dhe 24 i Kushtetutës dhe barazia para ligjit, teksa shtoi se pa ndryshime kushtetuese, ky Projektligj nuk mund të hyjë në fuqi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat