“Fillimi i fundit të Vladimir Putin”/ Gjenerali shqiptar: Sulmi, çmenduri e tij, kërkon të bëhet car

Aktuale

“Fillimi i fundit të Vladimir Putin”/ Gjenerali shqiptar: Sulmi, çmenduri e tij, kërkon të bëhet car

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Vladimir Putin

Gjenerali Bradhyl Kollçaku, në një lidhje Skype për Open tha se sulmi ishte thjesht një çmenduri e Putinit, që kërkon të bëhet një car i vogël.

Kollçaku zbuloi strategjitë e Rusisë për të sulmuar si dhe armatimet e Ukrainës nuk krahasohen me forcat e Putinit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim nga planet e zakonshme konservatore, është një sulm nga të gjitha drejtimet por duke përdorur me efikasitet forcat speciale dhe luftën elektronike dhe mbështetjen nga elementë të infiltruar në Ukrainë. Përsëritje e betejave të mëparshme të ndodhura por të avancuara falë teknologjisë".

"Mori parasysh edhe pikat e dobëta të Ukrainës. Ka ndërmarrë veprime nga tre drejtime. Kanë përdorur jo vetëm forca tokësore por edhe detare. Duhet pasur parasysh terreni i Ukrainës, që është vetëm fushë, ka vetëm disa lumenj. Kjo është situatë perfekte duke pasur parasysh dhe motin, për të lëvizur mjetet tokësore. Armatimi i Ukrainës, është i vjetër, me përjashtim të anti-tankeve që ka marrë nga Perëndimi. Teknika fluturuese e Ukrainës është e pakrahasueshme me helikopterët, avionët e raketat ruse. Putini kërkon të bëhet një car i vogël, ky është fillimi i fundit të tij,” tha gjenerali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat