Dikur mezi lidhte fjalitë, Jahjaga folëse kryesore në lansimin e një libri

Aktuale

Dikur mezi lidhte fjalitë, Jahjaga folëse kryesore në lansimin e një libri

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:51
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ka qenë folëja kryesore në lansimin virtual të librit “Untapped Power: Leveraging Diversity and Inclusion”.

Mes tjerash ajo tregon se ka specifikuar që kuota gjinore është instrument i rëndësishëm në ngritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, ekonomi e fusha të tjera.

"Përkatësisht, specifikova kuotën gjinore si instrument të rënësishëm në ngritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, ekonomi e fusha të tjera; njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë; e përkrahjen që Kosova vazhdon t’ja japë komunitetit LGBT. Diversiteti është vetëm vlerë e shtuar në komunitetet tona, e së bashku duhet të punojmë që ta konsiderojmë si të tillë e t’ja absorbojmë të gjitha dobitë që ai emeton", ka shkruar Jahjaga në Instagram.

Postimi i plotë:

Në lansimin virtual të librit “Untapped Power: Leveraging Diversity and Inclusion”, ku nikoqir ishte Instituti për Gra, Paqe dhe Siguri nga Universiteti i Georgetown, drejtuar nga Ambasadorja Melanne Verveer, pata nderin të jem folëse kryesore. Gjatë fjalës sime, theksova rëndësinë e diversitetit dhe potencialit të tij ende të pa shfrytëzuar.

Demokracia do të thotë më shumë sesa vetëm zgjedhjet e rregullta apo liria e të shprehurit. Demokracia ngërthen në vete edhe qasjen e barabartë të të gjitha kategorive të shoqërisë në mundësi e shërbime. Në këtë rend, rrëfeva praktikën e Kosovës dhe institucioneve të saj në trajtimin e diversitetit dhe përqafimit të të gjitha vlerave të saj.

Përkatësisht, specifikova kuotën gjinore si instrument të rënësishëm në ngritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, ekonomi e fusha të tjera; njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë; e përkrahjen që Kosova vazhdon t’ja japë komunitetit LGBT. Diversiteti është vetëm vlerë e shtuar në komunitetet tona, e së bashku duhet të punojmë që ta konsiderojmë si të tillë e t’ja absorbojmë të gjitha dobitë që ai emeton.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat