Çeku tregon a është i gatshëm ta veshë sërish uniformën, nëse Kosova rrezikohet nga Serbia

Aktuale

Çeku tregon a është i gatshëm ta veshë sërish uniformën, nëse Kosova rrezikohet nga Serbia

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 22:49
Agim Çeku

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, ka analizuar situatën në Ukrainë pas fillimit të luftës në këtë shtet.

Çeku në cilësinë e ushtarakut ka folur edhe për rrezikun e përhapjes së luftërave edhe pjesë tjera të Evropës, pa përjashtuar këtu edhe provokimin që Serbia mund t’ia bëjë Kosovës.

E në rast të një rreziku që Kosovës mund t’i kanoset nga ushtria serbe, ai është pyetur a është i gatshëm ta veshë sërish uniformën ushtarake?

“Po. Një prej detyrave që Ministria e Mbrojtjes duhet ta bëjë është të bëjë një plan për pranimin e vullnetarëve. Në një rast të tillë nuk do të jem unë, por do të këtë shumë të tillë, veteranë….”, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se ata që janë në krye të ushtrisë dhe institucioneve të Kosovës, duhet të mendojnë edhe për skenarët e mobilizimit të vullnetarëve.

“Duhet të ketë një plan ku të lajmërohen, ku të sistemohen, si të pajisen. Ndryshe nëse nuk ndodh, atëherë do të krijohen vetë grupe dhe secili mund të krijojë ushtrinë e vet. Ne si vullnetar duhet të lajmërohemi, ‘më tregoni çka mund t’ju ndihmoj’, ‘tregomani një vend ku mund të ndihmoj’. ‘Unë i jam i gatshëm – pa kushte’”, ka thënë ish ministri i Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat