Mësohet arsyeja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit/ Tomë Gashi jep detaje: Ja ku ndodhen vrasësit e tij

Aktuale

Mësohet arsyeja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit/ Tomë Gashi jep detaje: Ja ku ndodhen vrasësit e tij

Nga: N. Sh. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 08:27
Oliver Ivanoviq

Avokati Tomë Gashi ka treguar detaje për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Ivanoviqi është vra pasi që donte të kandidonte për kryetar të Mitrovicës veriore.

Kështu thotë ai, duke iu referuar dëshmitarëve, që sipas tij, Lista serbe nuk e lejonte kandidimin e tij.

Gashi shkruan se sot vazhdon seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa  shton se, vrasësit e tij janë në Serbi.

Postimi i plotë:

Vrasësit në Beograd

Gjykimi në Prishtinë

Vrasja e Oliver Ivanoviqit para 4 viteve ndodhi sepse ai donte të kandidonte për kryetar të komunës në Mitrovicën veriore.

Lista Serbe sipas disa dëshmitarëve këtë nuk e lejonte

Ka dyshime se vrasja e Politikanit serb ndodhi për këtë arsye

Sot është seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Vrasësit sipas të gjitha gjasave janë në Serbi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat