Në kulmin e luftës/ Brenda spitalit fluturues gjerman, ambasadori i Kosovës publikon pamjet

Aktuale

Në kulmin e luftës/ Brenda spitalit fluturues gjerman, ambasadori i Kosovës publikon pamjet

Nga: P.R Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 19:27
Aeroplani “Airbus 310 MRT MedEvac”, i cili njihet si njëri ndër katër spitalet fluturuese të Forcave Ajrore të Gjermanisë.

Edhe pse hezitoi fillimisht, Gjermania ka vendosur që ta ndihmojë edhe ushtarakisht Ukrainën, e cila po përballet me Rusinë, ku kjo e fundit ka nisur pushtimin me 24 shkurt.

Sipas Berlinit zyrtar, Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinger” në Ukrainë.

“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me të gjitha mundësitë tona në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit”, ka thënë kancelari gjerman, Olof Scholz.

“Sulmi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të bëjmë çmos për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger miqve tanë në Ukrainë”, është shprehur Scholz.

Ky solidarizim i perëndimit me Ukrainën dhe ndihma që iu dha, nervozoi edhe presidentin rus, Vladimir Putin, i cili vendosi në gatishmëri forcat parandaluese të Rusisë – referencë për njësitet që përfshijnë krahun bërthamor – në gatishmëri të lartë.

“Siç mund ta shihni, jo vetëm shtetet e Perëndimit marrin masa jomiqësore kundër shtetit tonë në dimensionin ekonomik – dua të them sanksionet ilegale që të gjithë i dinë – por edhe zyrtarët e lartë të NATO-s ia lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive sa i përket shtetit tonë”, ka thënë Putin, duke urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të Rusisë dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që t'i vendosnin forcat e parandalimit bërthamor në një "regjim të posaçëm të detyrës luftarake”, që nënkupton se armët bërthamore të vendit do të ishin në një gjendje të shtuar gatishmërie për t'u lëshuar.

E në pragun e tensioneve mes Perëndimit e Rusisë, Ambasadori - Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, në faqen e tij në facebook ka publikuar fotot brenda aeroplanit “Airbus 310 MRT MedEvac”, i cili njihet si njëri ndër katër spitalet fluturuese të Forcave Ajrore të Gjermanisë.

 

“Në kuadër të forcave të Bundesëehr-it, gjatë një vizite të mëhershme në njërin nga katër spitalet fluturues të Forcave Ajrore të Gjermanisë: Aeroplanin e tipit "Airbus 310 MRT MedEvac". Aeroplani është 24 orë në gatishmëri të plotë me urdhër aktiv për intervenime në gjithë botën, të mbërrij aty ku janë të stacionuara forcat ushtarake gjermane”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, brenda këtij aeroplani mund të transportohen deri në 44 pacientë në gjendje të rëndë.

“Airbus 310 MRT MedEvac, nuk është një mjet fluturues i zakonshëm, por një paisje e sotisfikuar ushtarake në rrafshin medicional, i cili i përket kategorisë së një spitali modern universitar dhe mund te intervenoj në operacione shpëtimi dhe evakuimi në distanca shumë të largëta. Ai mund të transportoj 44 pacientë të shtrirë në gjendje të rëndë, gjashtë prej të cilëve janë shtretër për raste shumë të rënda”, ka shkruar Ambasadori - Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj./ Bota sot

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat